Lajme

“Ja lejohen mu martu, ja nuk lejohen” – Krasniqi: Kurti nuk u tregua i sinqertë me 14 deputetët

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:40 / 8 September 2023

Në emisionin “Politiko”, me gazetarin Kushtrim Sadiku, duke diskutuar për kodin civil të Kosovës, gazetari Vullnet Krasniqi ka thënë që nëse Albin Kurti e dërgon tani në Kuvend pa biseduar me deputetët bënë gabim të madh.

Ai tutje tha që Kurti nuk është treguar i sinqertë me një grup deputetësh.

“Mundet me qenë dështim spektakular nëse VV-ja e dërgon tani në Kuvend dhe nëse dështon për shkak të 14 deputetëve atëherë çka ke me ju thanë Këshillit të Evropës”, tha Krasniqi.

Ai tutje tha që qendrimet e deputetëve kundër kanë qenë të ditura andaj është mungesë e sinqeritetit nga ana e Kurtit me deputetët sepse siç ka tha “Ja lejohen mu martu, ja nuk lejohen”.

https://youtu.be/6y5oQdtXwdE