8:45 / 29 July 2023
Kreu i Partisë së Serbëve të Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq ka reaguar pasi Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka refuzuar ankesën e televizionit Klan Kosova ndaj vendimit për pezullim të certifikatës së biznesit.
Ai është solidarizuar me Klan Kosovën duke u shprehur se ky medium ka gjithmonë hapësirë dhe kohë për serbët.
“Klan Kosova televizion profesional që ka pasur gjithmonë hapësirë dhe kohë për ne serbët. Kur na ndaluan si parti nga disa televizione në gjuhën serbe na ishte hapur Klan Kosova”- ka shkruar Jabllanoviq në Twitter.
Ai këtë situatë e ka quajtur një espisod të shëmtuar.
“Ky episod i shëmtuar i llogarisë do të kalojë dhe ju do ta mbijetoni këtë Qeveri të Kosovës”-ka përmbyllur ai.