Lajme

“Jam lënduar dhe prekur shumë”, Gjesti flet me Eglin për lidhjen me Xhenetën

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:40 / 14 January 2025

Gjesti ka folur me Eglin për lidhjen me Xhenetën brenda shtëpisë së Big Brother VIP 4.

“Thjesht kam qenë i lidhur me të. Kam pasur ndjenja për të, e kam dashur. Aq kohë sa kemi ndenjur s’kam mundur pa të. Jam lënduar për një gjë më të vogël. Jam prekur shumë”, u shpreh ai.

“Shumë kam qenë i lënduar, se di si e kam mbajtur veten, plus mërzitja, plus gjëra tjera personale. Krejt më janë mbledhur. Si kam mundur të duroj”, theksoi artisti pejan.