Lajme

“Jam në gjendje të jap dorëheqje”

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:04 / 1 December 2022

Albulena Haxhiu, e cila drejton Ministrinë e Drejtësisë ka thënë është e gatshme të jap dorëheqje nëse vërtetohet se ka pasur përgjegjësi në mënyrë të drejtpërdrejt apo të tërthortë nga ana e ministrisë që ajo drejton.

“Sa më përket mu, vetëm adresojeni se ku është përgjegjësia e drejtpërdrejt e ministres së Drejtësisë apo e tërthortë në këtë drejtim, dhe unë në jam në gjendje të jap dorëheqje”, tha ajo.

Haxhiu në një intervistë për emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1 tha se janë duke punuar maksimalisht që ta luftojnë dukurinë e vrasjes së grave.

Ajo ka thënë se kjo është një betejë e rëndë, por që nuk do të ndalen.