Lajme

Jamie Shea: Kurti të rifitojë besimin e SHBA-së dhe BE-së

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:24 / 14 February 2026

Ish-zëdhënësi i NATO-s, Jamie Shea, duke folur për 18 vjetorin e pavarësisë së Kosovës dhe për sfidat që e presin Prishtinën, ka thënë se Qeveria e re në Prishtinë duhet ta rifitojë besimin e SHBA-së dhe partnerëve të saj evropianë.

Sipas Shea, aleatët në këmbim, duhet të punojnë më shumë për të siguruar njohjen e plotë të Kosovës dhe për të siguruar anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare.

“Nevojiten strategji të qarta dhe diplomaci publike ndërkombëtare më efektive, për të argumentuar anëtarësimin në NATO dhe BE”, thotë Shea për Radion Evropa e Lirë.