Lajme

Januzaj për Jasharajn: Egocentrist i vetëmashtruar, për vëmendje po e merr peng edukimin e fëmijëve tanë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:40 / 21 September 2022

Rreth situatës së grevës ka reaguar edhe Valdet Januzaj, njëherit ish kandidat i Vetëvendosjes për deputet.

Postimi i plotë në facebook:

Egocentrist i vetëmashtruar

Për pak vëmendje, duke marrur peng dhe sakrifikuar edukimin e fëmijëve tanë, dhe këtë jo për një orë, jo për një ditë, por për pothuajse një muaj, dhe kësaj marrëzie nuk po i shifet fundi.
Unë unë unë unë…
U jam bërë një grevist profesionist
Unë do të shkoj në varrin tim si një hero i shekullit të 21-të… mua vetëm varri më ndanë nga greva etj etj.

Zoti Rrahman Jasharaj, nuk besoj se ka një njeri mendërisht të shëndoshë që do ta ketë zili vendin tuaj ku do të përfundoni në histori.