10:34 / 6 October 2022
Ish kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Valdet Januzaj, thotë se nga të gjithë që po përmenden Haxhi Avdyli është më i miri për postin e ministrit.
Postimi i Januzajt në rrjetin social facebook
Pse Haxhi Avdyli (nuk) është i duhuri Po ta dinte Haxhi Avdyli se Rifat Latifi do të jepte dorëheqje, nuk do të kishte devijuar ditëve të fundit nga qëndrimi i Qeverisë për pagat e grevistëve. Njëkohësisht, nga të gjithë të apostrofuarit deri më tani, unë mendoj se ai do të ishte më i miri, por padyshim që ka shumë më të mirë se ai e që ose nuk merren parasysh ose nuk do të pranonin këtë përgjegjësi.