11:31 / 14 September 2022
Rrahman Jasharaj – Kryetari i SBAShK-ut, ka thënë që Kryeministri Albin Kurti nuk duhet të krenohet nëse e thyen grevën.
Jasharaj në një lidhje të drejtpërdrejt në Politiko, ka thënë se nëse kjo ndodhë, cenohet demokracia, raporton Gazeta10.
“Nëse arrijnë ta thyejnë grevën, le të dihet se po cenohet demokracia, po cenohet një shtyllë e demokracisë sindikalizmi. Sindikalizmi dhe SBAShK-u nuk do të dorëzohen kurrë”, ka thënë Jasharaj.