Ballina

Jasharaj: LDK-ja në Istog komode, po majet duke keq qeverisë, e zhytur në korrupsion…

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:08 / 1 March 2023

Aktivisti Durim Jasharaj ka shkruar se si LDK-ja qeverisë me komunën e Istogut pa kokëqarje e zhytur në korrupsion…

Postimi i plotë i tij në rrjetin social facebbok:

Si aktivistë, jo pak herë na ka zatetë puna me duru fyerje e sharje. Ndonjëherë rrallë, edhe kërcënime. Kryesisht këso selame vijshin pas ndonji aksioni a proteste, ma shpesh për fjalë goje. Për mendime të foluna ose të shkrume. Kurrë seriozisht nuk i kam marrë, as atëherë kur ndoshta do të duhej. Nisun prej një besimi se ai që ka nërmen me ba dicka, e bon pa pasë nevojë për prelud kërcënues. Një përvojë te ngjashme e pata edhe sot. Vëllau i deputetit Bekë Berisha, Deni Berisha, më kërkoi që mos të shkruaja e mos ta kritikoja më vellain deputet. Besoj që sebep për këtë ishte një postim i deputetit Berisha. Një postim me një mal gabime gjuhësore. Sa m’ka ra me pa, postimet e deputetit janë permirësuar ndjeshëm, së paku për nga ana gjuhësore. Më pëlqen të mendoj se postimi im mund të ketë luajtur sadopak rol. Tash, një gjë tjetër është se kush ja shkruan statuset deputetit. Kjo gjë nuk më intrigon aspak.

Këto rreshta nuk do të shkruheshin sikur të ishte thjeshtë çështje që ka lidhje veç me mua. Në Istog ka 20 vite që qeveris një parti politike. Sikur të ishin te dërgum nga perëndia vetë, do të duhej të ndërroheshin. Të paktën sa për estetikë demokratike të kishte rotacion. Gjithmonë kam besuar se një arsye e rëndësishme pse kjo nuk ka ndodhur është edhe për shkak të politikanëve si puna e Deputetit të 50 espresove. Prandaj, pushteti lokal në Istog, me LDK në krye, është majur dhe pa kokëçarje ka keqqeverisur dhe është zhytur në korrupsion.