Lajme

Jasharaj: Na kanë keqkuptuar, ne vazhdojmë grevën, nuk kemi hequr dorë…

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:38 / 20 September 2022

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj në një prononcim për Gazetën 10 ka thënë se nuk kanë hequr dorë nga kërkesa për 100 euro dhe kërkesat tjera me qëllim të përfundojë greva në arsim.

Jasharaj ka thënë se sot ka nënshkruar kërkesën e tyre drejtuar Avokatit të Popullit, Naim Qelaj, i cili po ndërmjetëson dialogun Qeveri – Sindikata, raporton Gazeta10.

“Jo nuk është e vërtetë, sepse unë kam qenë edhe në BSPK sot, por edhe kam vizituar kolegët e mi. SBAShK-u ka dërguar sot një letër tek Avokati i Popullit, që e kam nënshkruar dhe unë, por që nuk jam marrë me detaje, pasi janë marrë ekspertët. Por, si Kryetar i Këshillit Grevist po them që nuk është e vërtetet që jemi tërheq nga kërkesa për 100 euro, po as nga kërkesat tjera”, ka thënë Jasharaj në një prononcim për Gazetën10.

Më tej, ai ka thënë se Avokati i Popullit, Naim Qelaj, kishte deklaratë emocionuese në lidhje me ndërmjetësimin e Qeverisë dhe SBAShK-ut, por që gjatë ditës së sotme nuk kanë pranuar asnjë telefonatë nga ai.

Po ashtu, gjatë ditës së sotme siç ka njoftuar Avokati i Popullit, ka pranuar edhe kërkesat e palës së tjetër – Qeverisë.