Lajme

Jasharaj nuk hoqi dorë nga greva – profesori nga Amerika i dërgon mesazh të fortë: Ik, lësho rrugë sepse…

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:50 / 2 October 2022

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) ka vendosur që të pezullojë grevën pas pesë javësh, pasi ka marrë mendimin e anëtarësisë.

Kryetari i Këshillit Grevist, Rrahman Jasharaj, tha se pezullimi i grevës po bëhet për hir të fëmijëve dhe e porositi Qeverinë Kurti që të mos ndihet si triumfuese, por të marr mësim.

Pezullimi do të vlejë deri në janar të vitit të ardhshëm dhe se kërkesat mbeten të njëjta.

Në lidhje me këtë temë në një bashkëbisedim me “Bota sot”, ka folur profesori dhe analisti politik nga Amerika, Binak Maxharraj.

Image

Binak Maxharraj

Ai u shpreh se deri më 2023 Jasharaj mund edhe të arrestohet pasi ka bërë krim që ka ndaluar mësimin.

Zotëri nuk dihet se a do të arrish atë ditë sepse mund të arrestohesh për krimin që po ja bën shkollës shqipe dhe nxënësve të pafajshëm. Nuk dihet se a do te jesh deri atëherë krye-shkatërrues i arsimit shqip, sepse ti nuk din të bësh diçka të mirë për arsimin përveç të shkatërrosh. Kjo nuk të lejohet edhe njëherë sepse deri në janarin e 2023 edhe mund të arrestohesh për krimin që po i bën mësimit shqip duke i lënë nxënësit po shkollë pa dije”, u shpreh ai.

Profesori më tej shton, që Jasharaj duhet të jep dorëheqje dhe Prokuroria e shtetit të merret me të, pasi ka shkaktuar një kaos në shkolla.

Kjo se çfarë bën ti është krim i pariparueshëm. Të mjerë janë ata arsimtar dhe mësimdhënës që rreshtohen pas teje. Ti menjëherë duhesh të japësh dorëheqje ose të shkarkohesh nga SBASHK-ku Prokuroria e shtetit duhet të merret me ty për dëmin e madh që po ia shkakton shtetit dhe nxënësve të pafajshëm. Ti je rreshtuar në anën e armiqve tonë shekullor që i kishin në halë shkollën shqipe”, tha profesori.

Analisti në fund, shton që Jasharaj është duke u bërë vegël e opozitës dhe po dëmton mësimin.

Gjithashtu cek që nisja e grevës në janar 2023 është ëndërr e SBASHK-ut.

“Ti tani po bëhesh vegël e opozitës, po bëhesh pjesë e atyre që për dy dekada e dëmtuan mësimin shqip, shkollën shqipe në dy gjunjë duke i lënë nxënësit pa dije, sepse edhe vet shumica e mësuesve dhe arsimtarëve ishin edhe vetë të padijshëm. Pra, broçkullat tua prej një injoranti, prej një të padituri, prej një njeriut të me shpirt të prishur dhe të shitur. Së fundmi pezullimi dhe nisja e grevës në janar 2023 mund të jetë vetëm një ëndërr e re e prishtë e jotja. Ik, lësho rrugë sepse një njeri matrapaz, je një njeri jo i duhur në vendin e duhur”, përfundoi Maxharraj për “Bota sot”.