Ballina

Jasharaj: Nuk kam pështymë sa e meriton ta pështyj VV-në

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:13 / 14 July 2023

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, ka reaguar pas publikimit të aferës ‘Zdravo’ ku është e përfshirë shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila dhe nënkryetari i Listës Serbe, Sllavko Simiq, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Jasharaj ka thënë se nuk ka pështymë ‘sa e meriton ta pështyjë VV-në’, teksa e ka cilësuar si heroizëm veprimin e gazetarit, Berat Buzhala, i cili ka bërë publikimin e përgjimeve.

“Nuk kam pështymë sa e meriton ta pështyj VV-në. Kjo që është duke bërë Berat Buzhala është heroizëm dhe ai është pishtar që bën dritë në gjithë errësirën e krijuar nga përfaqësues të një pushteti që tenton ta shuajë krenarinë për njerëzit e këtij trualli që në udhëheqjen e urtë të Ibrahim Rugovës dhe nën udhëheqjen e emrave krenarë në luftën e lavdishme të UÇK-së e me mbështetjen e miqve të vërtetë realizuan ëndrrën e brezave për liri dhe që Kosova të bëhet shtet. Adem Jashari, Ramush Haradinaj, Hashim Thaçi, Fatmir Limaj dhe gjithë ata eprorë e ushtarë të UÇK-së ia kthyen kahjen historisë bashkë me ne mësuesit e këngëtarët që pendën e këngën e kishim armë në rrugëtimin e kombit për liri”, ka thënë Jasharaj.

Ai ka thënë se kjo parti në pushtet përmes “më të poshtrit në VV” janë munduar ta nxjerrnin si tradhtar që po udhëheq arsimin në një grevë, duke thënë se ajo ishte dita më e rëndë në jetën e tij.