Lajme

“Jemi krenarë me ty” – familja Jashari mesazh mbështetës për Gjestin në Big Brother

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:04 / 6 February 2025

Gjesti tashmë është kthyer në një nga të preferuarit e publikut dhe jo vetëm. 

Kjo tashmë shihet për përkrahjen që po e merr jashtë shtëpisë, ndonëse ai nuk është në dijeni.

Në ‘Big Love’ sonte (e enjte) ai mori mesazhe të shumta nga fansat e po ashtu edhe nga familjarët.

Foto: Screenshot/Instagram

Në mesin e këtyre, këngëtari pejan mori një mesazh përkrahës edhe nga familja Jashari.

“Jemi krenar me ty. Familja Jashari nga Prekazi”, thuhet në mesazh.

Gjesti u ngrit në këmbë si shenjë mirënjohje duke thënë: “Faleminderit shumë Prekazi”.

Loja e Gjestit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri po vazhdon me debate të shumta, por pa ofendime, për atë edhe po merr komente pozitive.