Lajme

“Jemi të gatshëm të ballafaqohemi me çfarëdo sulmi, Kosovës do t’i garantojmë siguri qoftë edhe me jetën tonë”

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:55 / 24 October 2023

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha e ka vlerësuar lartë aktin heroik të rreshterit Afrim Bunjaku në sulmin terrorist në Banjskë.

Ai thotë se janë të përgatitur që t’i përgjigjen çfarëdo lloj sulmi.

“Ne jemi të gatshëm për t’u ballafaqu me çfarëdo sulmi, si të kësaj natyre, por edhe tjera. A mund të ketë pasoja, edhe mund të ketë.

Por ne jemi të përkushtum si Polici e Kosovës që t’i garantojmë Kosovës siguri, qoftë edhe me jetën tone”, thotë ai.

Për më shumë detaje se çfarë ndodhi në orët e hershme të 24 shtatorit, ndiqni dokumentarin e plotë në videon e mëposhtme: