Ballina

Jeremiç i bën sondazh Kurtit: “Mbështetja për të ka rënë përgjysmë”

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:57 / 12 December 2022

Kryetari i Partisë Popullore Serbe, Vuk Jeremiç, që kohë pas kohe provon të shënojë pikë politike në opinion duke u marrë me Kosovën, e ka fajësuar kryeministrin kosovar, Albin Kurti, për tensionet e kohëve të fundit, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Duke folur për televizionin serb “Nova S” ai tha se Kurti po “performon radikalin” ngaqë “ka mundësi të ketë zgjedhje në Kosovë”.

“Vlerësimet për të janë më të ulëta se kur u zgjodh për të dytën herë si kryetar i qeverisë, dhe vendosi të kthehet në lojë me performancë radikale për shkak të mundësisë së zgjedhjeve të reja në Kosovë”, ka thënë Vuk Jeremiç, transmeton Reporteri.net.

Jeremiç duke folur për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se “nga tryeza duhet të hiqet anëtarësimi i Kosovës në Kombe të Bashkuara”, temë kjo e cila supozohet të bëhet e mundur me planin franko-gjerman.

Sipas të tij, “të huajt” nga Serbia duan “Kosovën dhe linjitin” ndërsa “Aleksandar Vuçiçit i nevojiten ‘të huajt’ pë të qëndruar në pushtet”