Lajme

Jeta Statovci: Opozita nuk është serioze në asgjë…

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:46 / 8 August 2023

Deputeteja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje nga radhët e partisë Guxo, Jeta Statovci, vlerëson se vendosja e masave ndëshkuese nga Bashkimi Evropian për Kosovën, ka qenë hap i ngutshëm. Ndërkaq thekson se, ulja e tensioneve në veri të vendit po bëhet duke bashkëpunuar me të gjithë faktorët relevant.

A është serioze opozita në kërkesat për shkarkimin e qeverisë Kurti?

Jeta Statovci: Opozita nuk është serioze në asgjë. Askush nuk e di qartë se cili është qëndrimi i tyre për pikat më kyçe të sigurisë nacionale, që lidhen me zhvillimet në veri, e as për ndonjë alternativë politike në interes qytetarë. Për këtë do duhet të ishte opozita, jo për të shprehur dëshira të shumta për rrëzim, e me mundësi fare. Ata kanë nisur një fushatë shumë kohë më parë, nga mos përmbajtja, patëm edhe grushte në Kuvend për herë të parë. Mendoj se sukseset e Qeverisë po i përjetojnë keq, përdorimi i grushteve në politikë simbolizon humbjen e debatit racional, humbjen e argumenteve, pra humbjen politike të cilën kanë filluar të mos e durojnë.