Analistja e çështjeve politike në Kosovë Luljeta Aliu, e ka quajtur mjerim, tentimin e kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, për të mbrojtur veten nga “gabimet trashanike”.
Postimi i plotë në facebook:
Sa mjeran tentimi i Dritan Abazoviqit me mbrojtë veten nga gabimet trashanike, duke aluduar se mocioni ndaj tij u bëka vetëm pse është shqiptar.
Si shqiptar dhe si politikan që është, ai duhet ta dijë historinë e Malit të Zi që prej kohës së Zetës dhe që arsyeja e asimilimit të shqiptarëve që nga koha e Balshajve ka ndodhë pikërisht për shkak të Kishës Ortodokse Serbe. Substrati malazez nuk është sllav, por shqiptar me besim ortodoks.
Ai nuk i ka zhgënjyer vetëm shqiptarët, por edhe malazezët me flirtimin që po e bën me Serbinë.
Fshehja prapa të qenit shqiptar është tentim mjeran dhe i dështuar! Jo Dritan, por Zezan!