Lajme

Jo në tryezën e Ballkanit të Hapur, Bushati: Ja si e korri suksesin Kurti me reciprocitetin

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:05 / 27 August 2022

Edhe gazetari shqiptar Andi Bushati, ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, për dokumentet për shtetasit e të dy vendeve.

Ai ka thënë se Kosova fitoi në vendosjen e reciprocitetit, falë luftës së kryeministrit Albin Kurti, që i bindi ndërkombëtarët se e drejta është në anën e Kosovës, përcjell Bota sot.

“Suksesi i Albin Kurtit në vendosjen e reciprocitetit tregoi se të drejtat nuk fitohen në tryezën e Open Balkan, ku nuk ka asnjë aleat, por duke luftuar dhe bindur ndërmjetësit ndërkombëtarë se e drejta është me ty”, ka shkruar Bushati, në një postim në Facebook, duke thumbuar kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Marrëveshja e arritur sot mes të dyja vendeve, do të mundësojë që qytetarët e Kosovës dhe Serbisë të lëvizin me letërnjoftimet përkatëse.