Lajme

Jo vetëm urime! Zhaku nuk e pret mirë shtatzëninë e Kiarës: Bëjnë fëmijë për interes k…

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
4:15 / 24 November 2023

Ditën e sotme, çifti më i përfolur i showbizzit, Kiara dhe Luiz kanë konfirmuar lajmin se janë në pritje për tu bërë prindër për herë të parë.

Pak orë më pas, gazetarja e njohur, Zhaklina Lekatari, ka postuar në rrjetin social “Instagram”, një status, i cili është marrë si një “thumb” për çiftin.

“Shumica e fëmijëve në vendin tonë po lindin për interes, status, frikë, nevojë, por jo dashuri”, ka shkruar ajo.

Pas konfirmimit të shtatzënisë, Kiara Tito nuk i ka fshehur më emocionet.

Përmes një postimi në Instagram, moderatorja thotë se kur mësuan lajmin mezi prisnin ta ndanin me ndjekësit e tyre.

Kiara Tito: Ne kur e mesuam lajmin na la pa fryme dhe mezi kemi pritur ta ndajm edhe me ju. Jemi te mbushur me emocione, pasi shume shpejt do te vij ne jete fruti i dashurise tone, qe mezi presim ti shohim syte dhe ti prekim duart.. Kjo eshte per te gjithe ju qe prej fillimit keni perjetuar me ne cdo emocion te historise tone te bukur te dashurise. Do te behemi 3.