Lajme

Joz Marku nuk përmbahet ndaj Laertit: Pijanec i keq

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:53 / 12 March 2025

Duket se pas spektaklit të së martës ka pasur debate e përplasje të shumta ndërmjet banorëve.

Gerta Gixhari dhe Rozana Radi kanë eskaluar derisa po darkonin të gjithë së bashku në oborr.

E më pas, gazetarja pati një debat të ashpër edhe me Laert Vasilin, ku u përfshi edhe Joz Marku.

Foto: Screenshot/YouTube

Siç shihet disa prej tyre e kanë tepruar me alkool dhe ka qenë aktori që në një moment i kërkoi Gertës gotën me verë.

Jozi më pas i hodhi fjalë nga më të ndryshmet Laertit duke shtuar: “Pijanec i keq, ti je pijanec i keq”.

Foto: Screenshot/YouTube

Ata tani kanë kaluar 80 ditë brenda asaj shtëpie, e madje kanë humbur edhe sensin e lojës.

Banori i fundit që u largua nga ky format vlen të ceket se është Shkëlzeni.