Lajme

Jul Deda ironizon keq Ledion Liçon për moderimin e BBV

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:31 / 7 March 2024

Jul Deda duket se nuk e ka harruar spektaklin e kaluar kur Ledioni e ngacmoi për deklaratën e tij të vjetër, ku e konsideronte Big Brother-in emisionin më amoral dhe të dëmshëm. Aktori ka gjetur rastin për t’i kthyer përgjigje Ledionit në spektaklin e mbrëmjes së djeshme.

Teksa Ledioni po përpiqej të sqarohej me Eglën për fjalorin e saj të papërshtatshëm, aktorja i ka kërkuar moderatorit ta sqarojë më mirë pasi nuk po e kupton.

Ledioni nuk dinte nga t’ia niste dhe në këtë moment ndërhyn Juli ku i thotë: “Aha Ledion, s’qenke për këtë punë”.

 

Komenti i Julit duket se nuk është dëgjuar nga Ledioni pasi nuk ka patur një reagim.