Lajme

Jul Deda thumbon Ermal Mamaqin: Ma kanë shpifur këta mentorët ‘si të bësh 27 milionë dollarë’ në sekondë! I rropët njerëzit nga lekët

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:45 / 28 September 2024

Aktori Julian Deda ka bërë një deklaratë të fortë, ku ka ironizuar personazhet që ndesh në rrjetet sociale, e që krijojë trajnime e video motivuese

Përmes një video në profilin e tij në Tik-Tok, Jul Deda shprehet  se këta lloj njerëzish po ia shpifin dhe se janë shtuar shumë ditët e sotme.

Kjo deklaratë është konsideruar një thumb për kolegun e tij Ermal Mamaqin, i cili prej kohësh zhvillon trajnime e konferenca për zhvillimin personal. Aktori është aktiv edhe në rrjetet sociale, ku shpesh ndan video motivuese e këshilluese për ndjekësit e tij.

 “Janë duke ma shpifur këta që dalin në Instagram, Tik-Tok dhe thonë, ‘dëgjoni se si unë do të të ndihmoj, nëse je i mërzitur, i depresionuar, do të mësoj si të bësh 27 milion euro në sekondë, se si të bësh 22 miliard dollar në gjashtë ditë”, thotë Juli.

Mesa duket Juli nuk ndan të njëjtin mendim me kolegun e tij, pasi në reagimin e tij ndër të tjera, i ka cilësuar këto trajnime si sektizma, ku “njerëzit paguajnë nga 5 mijë, 20 mijë dollar e euro, futen aty brenda dhe i paguajnë leket për të kuptuar që e kanë brenda vetes”.

“Pasi marrin lekët i thonë njëri-tjetrit mjeshtër. Ç’mjeshtër është ai, ku e mori mjeshtërllëkun ai. Ti je mjeshtër që bën biznes të ndershëm, e i çon bukë familjes”, shprehet Juli.

Ndër të tjera, aktori ka këshilluar ndjekësit e tij të kenë kujdes, pasi janë vetë mjeshtra të jetës së tyre.

“Na e shpifët duke i bërë lavash truri njerëzve, i mbytët njerëzit, i rropët nga lekët dhe i çmendet, i keni bërë me depresion. Ca është kjo punë mo?! Kujdes nga këta se janë bërë shumë, mos i jepni lek këtyre. Përdorini lekët për mirë, larg lavazheve të trurit, jeni mjeshtra vet”, përfundon aktori.

Postimi i Jul Dedës:

Unë nuk e di se çfarë mendimi keni ju, por mua po ma shpifin. Janë duke ma shpifur këta që dalin në Instagram, Tik-Tok dhe thonë, ‘dëgjoni se si unë do të të ndihmoj, nëse je i mërzitur, i depresionuar, do të mësoj si të bësh 27 milion euro në sekondë, se si të bësh 22 miliard dollar në gjashtë ditë. Janë shtuar shumë këta mentorët që na tregojnë neve se e kemi brenda vetes, por se kemi gjetur e na duhen këta të zbulojmë. E për këtë shkojnë njerëzit atje, futen nëpër këto sektizmat, paguajnë nga 5 mijë, 20 mijë dollar e euro, futen aty brenda dhe i paguajnë leket për të kuptuar që e ke brenda vetes.

Pasi marrin lekët i thonë njëri-tjetrit mjeshtër. Ç’mjeshtër është ai, ku e mori mjeshtërllëkun ai. Ti je mjeshtër që bën biznes të ndershëm, e i çon bukë familjes, por këta, këta që vijnë e rrinë nëpër dhoma të mbyllura mbledhin njerëz e mendojnë për gjëra të bukura, largojnë negativitetin…

Na e shpifët duke i bërë lavash truri njerëzve, i mbytët njerëzit, i rropët nga lekët dhe i çmendet, i keni bërë me depresion. Ca është kjo punë mo?! Kujdes nga këta se janë bërë shumë, mos i jepni lek këtyre. Përdorini lekët për mirë, larg lavazheve të trurit, jeni mjeshtra vet.