7:51 / 22 July 2024
Edhe Jul Deda do i bashkohet trendit të momentit, atij të podcastit.
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, ka zbuluar në rrjetin social Instagram se do të hapë shumë shpejt podcastin e tij në Youtube.
Mirëpo, ai ende nuk e ka gjetur një emër.
Për këtë, aktori kërkon ndihmë nga ndjekësit e tij, duke i sugjeruar një emër.
‘Duhet të ketë emrin tim aty’- u thotë Juli ndjekësve, ndërkohë që premton se personi që do “godasë” me emrin, do jetë i ftuar në një nga puntatat.
Kujtojmë që Juli ishte finalist, por jo fitues i “BBVA”.
Shiko videon:
@iconstyle.alJul Deda i bashkohet trendit, do hapë edhe ai podcastin e tij, por kërkon ndihmë nga publiku…. #juldeda #fyp #foryoupage
