Lajme

Juli mendon se Meritonin po e mban në “BBVA” raporti me Ilnisën

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:23 / 10 February 2024

Jul Deda, banori i ‘Big Brother VIP Albania”, ka komentuar lojën e Meritonit, ku sipas tij në shtëpi po e mban Ilnisa.

Juli ka diskutuar bashkë më Gazin dhe Sarën, lidhur me këtë, shkruan lajmi.net.

“Unë e kam përshtypjen së këtu brenda Meritonin po e mban Ilnisa, kaq. Ajo po e mban, po të mos kishte Ilnisa ai do të dilte.”, iu drejtua Juli banorëve tjerë.

Ndërsa Sara e ka përkrahur Julin, ku sipas saj po vërehet dhe është evidente kjo gjë.

Ndërkohë, të shtunën është “prime” i radhës, ku në nominim është Gazi, Meri dhe Ilnisa.