Lajme

“Ka lënë diçka përgjysmë me çiftin”/ Graciano rifutet në “BBV”, Roza dhe Juli analizojnë strategjinë e balerinit: Do trazojë ujërat…

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
9:24 / 31 March 2024

Rikthimi i Graciano Taganit mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ka frikësuar disa nga banorët, ku ndër ta është edhe Roza Lati.

Teksa po bisedonte me Julian Dedën, moderatorja u shpreh se ka shumë frikë që balerini do i kthehet asaj, megjithëse ajo tha që e do shumë atë dhe kurrë nuk do i bënte keq.

Nga ana tjetër Juli beson se Graciano mund të jetë krikthyer në shtëpi sepse ka lënë diçka pezull me çiftin Romeo-Heidi, por sipas tij nuk mungon as fakti që “Vëllai i Madh” mund ta ketë futur  në shtëpi për të trazuar pak ujërat e djemve.

Pjesë nga biseda:

Roza: Ai do më bjeri edhe mua

Juli: Graciano?

Roza: Po, dhe kur të ndodhi do të them a të thashë. Unë e dua shumë dhe kurrë s’do ti bëj diçka të keqe. E dua shumë atë dhe Argjirën, i kam shumë xhan por kisha një ndjesi të keqe sot

Juli: Nuk besoj që është për ty

Roza: As unë nuk e besoj

Juli: Ai ka ardhur se ka lënë diçka përgjysmë me çiftin. Do ta shikojmë, se nëse nuk tenton diçka me çiftin atëherë…

Roza: Ai do më kthehet mua shumë keq

Juli: Ai për mua është futur për të trazuar pak ujërat te çunat

Roza: Po ndodhi çfarë do të bëj?

Juli: Nuk e di, por ka ardhur për çunat