Lajme

“Ka raporte të ngushta me SHBA, Kurti nuk i ka”, analisti Toby Vogel tregon pse LVV-ja nuk po e kandidon Osmanin për presidente

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:44 / 26 February 2026

Vogel thotë se zyrtarët e huaj e shohin Osmanin më pragmatike se Kurti, dhe se mandati i dytë mund ta bëjë Osmanin edhe më të pavarur nga LVV-ja.

Toby Vogel, analist në Këshillin për Demokratizimin e Politikave në Bruksel, ka theksuar për Radion Evropa e Lirë se zyrtarët e huaj e konsiderojnë Vjosa Osmanin më pragmatike në krahasim me kryeministrin Albin Kurti, i cili “nuk duket shumë i gatshëm për kompromise”.

Vogel shpjegon se Osmani ka marrëdhënie të ngushta me Shtetet e Bashkuara, të cilat Kurti nuk i ka, dhe ka shfrytëzuar maksimalisht këtë avantazh. Ai thekson se Osmani është parë në fotografi me presidentin amerikan Donald Trump dhe disa herë me Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, duke e bërë simbolikisht një figurë të fuqishme në sytë e partnerëve ndërkombëtarë.

Analisti gjithashtu rikujton se marrëdhëniet e mira me SHBA-në nuk janë të ekskluzive për Osmanin. Ai përmend presidentët e kaluar të Kosovës, si Hashim Thaçi, Ibrahim Rugova, Fatmir Sejdiu dhe Atifete Jahjaga, të cilët gjithashtu kanë pasur pritje të mirë nga partnerët amerikanë.

Sipas Vogel, LVV-ja mund të hezitojë ta propozojë Osmanin për një mandat të dytë për dy arsye: ajo nuk ka përtuar të zëvendësojë Kurtin në marrëdhëniet me SHBA-në, dhe mandati i dytë nënkupton se Osmani mund të jetë më e pavarur në marrjen e vendimeve.