5:38 / 11 October 2024
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu sot gjatë ditës tha se ka informacione të pavërtetuara se ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka ofruar dorëheqje nga udhëheqja e kësaj ministrie, raporton GazetaDemos.
“Kam informacione të pavërtetuara që Maqedonci e ka dorëzuar dorëheqjen te Kurti. Po ende nuk e ka konfirmuar Kurti”, tha sot Musliu.
Këtë lajm për Gazetën Demos e ka demantuar shefja e Kabinetit të ministrit Maqedonci, Liridona Gashi.
Gashi tha se ministri nuk ka ofruar dorëheqje.
“Demantojmë vërtetësinë e lajmit. Ministri nuk ka ofruar dorëheqje”, u deklarua Gashi.