Analistja, Donika Kadaj-Bujupi, ka thënë se Kosova duhet të bëjë gjithçka për ta shmangur luftën, mirëpo ajo “rekomandon” Kurtin që mos ta pranoj as themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
“Kosova duhet me bo gjithçka për me evitu luftën, por njëkohësisht kryeministri Kurti duhet me vazhdu me refuzu Zajednicën”, ka thënë në T7 ish-deputetja e VV-së.
Kurse për raportimet e medias zvicererane NZZ se në Zvicër se janë zhvilluar takime sekrete mes Kosovës dhe Serbisë, ajo tha se ka dallim me bisedimet sekrete së të kaluarës.
“Më parë është biseduar në mënyrë sekrete pasi politika i ka pranuar kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare, ndërsa tani është e kundërt, Qeveria po i refuzon kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare”, theksoi Kada-Bujupi, duke shtuar se është raportuar se këto takime kanë ndodhur për ta evituar përshkallëzimin.