Lajme

Kadrijaj: AAK-ja nuk e voton Kodin e ri Civil që i hap rrugë martesave të personave të gjinisë së njëjtë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:18 / 16 March 2022

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj ka thënë se kjo parti do të votojë kundër Projekt Kodit të Ri civil ku parashihen edhe martesat në mes të gjinive të njëjta, shkruan Gazeta Express.

Kadrijaj tha se këtë qëndrim AAK-ja e ka pasur që nga fillimi.

“Ne si AAK jemi e vetmja parti që nga fillimi jemi deklaruar se vota jonë për këtë projektligj do të ketë jo dhe do të vazhdojmë që të votojmë kundër”, deklaroi ajo.

Më tutje, deputetja e AAK-së kritikoi pozitën dhe qeverinë se shumë persona e prezantuan këtë Projekt Kod.

“Shumë mirë, sot shumë veta na e prezantuat një projektligj sepse praktikat parlamentare thonë se vjen ministrja de prezanton ,por e prezantoi edhe kryeministri dhe deputet nga mazhoranca. Nuk është hera e parë që po sillni në Kuvend projektligje që ju vet i keni kundërshtu, sepse ju edhe plot marrëvehsje ndërkombëtare sa ishin ë opozitë i keni kundërshtu”, tha ajo.

Deputetja e AAK-së deklaroi se qeveria dhe pozita nuk po ka koordinim lidhur me miratimin e këtij Projekt kodi.

“Kryeministër është praktikë se kur kemi një projektligj i rëndësisë së tillë, ju sapo dëshmuat që jeni shefi i grupit më të madh parlamentar dhe e keni një shumicë absolute. Unë s’po e kuptojë a s’po keni bashkëpunim në qeveri me grup parlamentar sepse po shoh kundërthënie apo vetëm formalisht po dilni ju si qeveri po thoni se jeni për këtë projektligj por ne pop shohim kundërshtime nga grupi juaj parlamentar”, tha ajo.

Më tutje Kadrijaj i tha Kurtit se është dashur p[ara seancës që të merret vesh me deputetët e pozitës lidhur me qëndrimin e tyre për votimin e projekt Kodit Civil.