Lajme

Kadrijaj e AAK-së: Praktikantët e Vetëvendosjes nuk i marrim seriozisht

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:16 / 16 August 2022

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj ka folur në lidhje me përplasjet AAK-së dhe VV-së.

Kadriaj, qeverinë Kurti e quan “qeveri e praktikantëve”, duke theksuar se asgjë e mirë nuk mund të pritet nga kjo qeveri.

“Asgjë e mirë nuk pritet prej një qeverie të praktikantëve dhe të çiftit të Elvisit, ne po e shohim që e kemi një qeveri jotransparente dhe një qeveri që ka shkelur parime dhe premtime që i ka dhënë gjatë fushatës elektorale, por edhe në programin qeverisës dhe një qeveri e cila po karakterizohet dhe po ballafaqohet me probleme të një pas njëshme, nuk munden me fol për pafajësi, sepse me kaq pak qeverisje, kjo qeveri është mbush me faj deri në maje të kokës dhe këtë po e vuajnë qytetarët e Kosovës”, tha ajo në Klan Kosova.

Kadrijaj është shprehur tutje se “praktikantët” e Vetëvendosjes nuk i merr seriozisht askush.

“Në mungesë të arsyetimit të gabimeve të një pas njëshme dhe të keqmenaxhimit, ata tani po lëshohen në zhargonin e ofendimeve, kështuqë askush këta praktikantët e Vetëvendosjes nuk i marrin seriozisht”, është shprehur ajo.