Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, pranon çdo marrëveshje që të përfshirë ka njohjen dhe respektimin e sovrantietit e integritetit të Kosovës.
Kadrijaj në Info10, më tej ka deklaruar se nëse Kosovës i është ofruar një marrëveshje e keqe, fajet i ka lidershipi i vendit, konkretisht Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri, Albin Kurti, transmeton Gazeta10.
AAK-ja i ka gjitha këto parime dhe i kemi bërë të gjitha këto. Nëse eventualisht ka ardhë një marrëveshje e keqe, fajet i ka lidershipi i Kosovës, qasja e lidershipit karshi faktorit ndërkombëtar, karshi aleatëve tanë. Nëse na ka ardhë keq një marrëveshje e keqe, e bajt me shëndet Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, zv/ministri i cili merret me dialogun dhe ministrja e punëve të jashtme”, ka thënë ajo