Lajme

Kajtazi: Abdixhiku në Amerikë është ftuar si kryeministër i ardhshëm i Kosovës

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:35 / 1 November 2022

Gazetari, Vehbi Kajtazi ka thënë se Lumir Abdixhiku është ftuar për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), shkruan Paparaci.

Kajtazi përmes një postimi në Twitter ka shkruar se Abdixhiku nuk është ftuar në cilësinë e kryetarit të LDK-së por në atë të kryeministrit të ardhshëm të Kosovës.

“Derisa Albin Kurti refuzon kërkesat amerikane, Lumir Abdixhiku ftohet për vizitë në Washington. Abdixhiku nuk është thirrur si kryetar i LDK-së, por si kryeministri i ardhshëm i Kosovës tek i cili beson aleati jonë, Amerika”, ka shkruar Kajtazi.