Lajme

Kajtazi e akuzon Kurtin për tradhëti kombëtare

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:55 / 11 November 2023
Pas publikimit të draft-statutit të Asociacionit nga ish-shefi i AKI-së, ka reaguar gazetari Vehbi Kajtazi, duke e akuzuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin për tradhti kombëtare.

Në postimin e tij ai është shprehur se sipas draftit, serbët do t’i kenë të gjitha, përveç ushtrisë.

“Është shtet brenda shtetit. Këtë e ka pranuar Albin Kurti, i cili me këtë draft po e shkatërron shtetin dhe shtetësinë e Kosovës. Kjo është tradhëti kombëtare, që Albin Kurti po e shërben si fitore”, ka shkruar Kajtazi në Facebook.