Lajme

Kajtazi: Ky është ndryshimi që solli Vetëvendosje pas 20 vjetësh

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
9:22 / 5 November 2022

Gazetari Vehbi Kajtazi ka thënë se ndryshimi që solli Vetëvendosja pas 20 vitesh është mbyllja e njërës nga klinikat të QKUK-së.

Ai ka shtuar se përderisa pacientët rrezikohen nga infeksionet, presidentja Osmani u trajtua në një klinikë private.

“Derisa pacientët presin nga dy vjet për operacione ortopedike në një klinikë që sot është mbylle nga rreziku i infeksioneve, presidentja po trajtohet në një klinike private. Ky është ndryshimi që solli Vetëvendosje pas 20 vjetësh”, shkruan ai.

Ndryshe, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka urdhëruar ndalimin e përkohshëm të veprimtarisë së bllokut operativë në Klinikën e Ortopedisë.

Mbyllja është urdhëruar nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari, pasi është konstatuar se kjo njësi nuk i plotëson kushtet teknike dhe sanitare për të punuar.

Kjo gjendje është konstatuar nga një ekip inspektuese e AUVK-së, në bazë të Ligjit për Parandalimin dhe Luftimin e Sëmundjeve Ngjitëse.

“Hapësirat e këtij blloku operativ nuk i plotëson kushtet teknike sanitare dhe higjienike për ushtrim të veprimtarisë si sall operative. Korridori që lidhë bllokun operativë me dhomat është punuar nga materiali qe nuk është higjienik. Disa nga pajisjet janë të vjetruara-dëmtuara dhe koroduara. Dyshemeja është pjesërisht e dëmtuar. Ka mungesë të ujit të ngrohtë rrjedhës. DDD nuk është kryer në të gjitha hapësirat. Nuk ka qen i mirë pastrim gjeneral, i cili do të mundësonte nivel të mirë higjienikë. Për të gjitha këto të gjeturat është njoftuar drejtori i kësaj klinike. I cili njëkohësisht është informuar me ndryshimet të cilat duhet të bëhen për tu arritur niveli i plotësimit të kushteve për lëshim të serishëm në punë”, thuhet në përgjigjen e tyre për Kosovapress

“Trupa inspektuese sot menjëherë ka parë angazhimin për intervenim në rregullim të mangësive. Për shkak të rëndësisë qe ka kjo hapësire për marrje të shërbimeve shëndetësore të qytetarëve. Gjatë gjithë kohës do ta mbajmë ne monitorim përmirësimin e kushteve. Ne momentin qe vlerësohet plotësimi i tyre do të behet riinspektimi për dhënie të pëlqimit dhe lejim të punës”, kanë deklaruar nga AUVK.