Lajme

Kajtazi: Mijëra njerëz në Kosovë punojnë për BIA-n serbe

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:58 / 15 May 2025

Opinionisti Vehbi Kajtazi sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova tha se ka mijëra njerëz që punojnë për BIA-n në Kosovë.

Në lidhje me këtë, Kajtazi u shpreh se në këtë shifër përfshihen edhe shqiptarë.

“BIA është Shërbimi Sekret i Serbisë, është institucion tepër i fuqishëm, me ndikim, me përvojë, më shtritje gjithandej, përfshirë Kosovën”.“Të dhënat e ndryshme prej njerëzve që e njohin këtë punë, flasin për mijëra njerëz që punojnë për BIA-n në Kosovë, mijëra, përfshirë edhe shqiptarë”, u shpreh tutje Kajtazi.