Lajme

Kajtazi porosi militantëve të VV-së: Shani ju, njerëzit e Kurtit janë milionerë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:55 / 30 May 2025

Gazetari Vehbi Kajtazi ka kritikuar përkrahësit e Vetëvendosjes që po i dalin në mbrojtje partisë në pushtet, duke sharë dhe fyer pas raportimeve se vëllai i shefit të kabinetit të Kurtit, me kompaninë e tij ka aplikuar për licencë për shitblerje të energjisë elektrike.
Kajtazi i ka porositur këta përkrahës se banda kriminale e Albin Kurtit po pasurohet në kurriz të tyre.
“Më se shumti i du këta militantat që shajnë me nënë në mbrojtje të Albin Kurtit, ndërkohë nuk kanë biber me kuq pasulin. O gllupa, njerezit e bandës kriminale të Albin Kurtit janë milionerë”, ka shkruar Kajtazi.
“Ata po pasurohen në kurrizin tuaj të dobët; Ata po vjedhin gjithçka tuajën: grurin, vajin, sheqerin, orizin- rezervat shtetërore; Ata po vjedhin në secilin tender që paguhet edhe me paratë tuaja”, ka thënë gazetari Kajtazi.
“Ata po vjedhin në faturat tuaja; Ata janë pjesë e mafisë më të madhe në Ballkan – asaj energjetike”, ka shtuar ai.
“Shihni bizneset e tyre! Shihni si bëjnë tregti me Serbinë e paratë i nxjerrin cash në Prishtinë. Shihni bizneset e shefit të kabinetit të Kurtit, Luan Dalipit. Ai nepermjet vëllait të tij po hyn në tregun e energjisë. Do t’ju vjedhë direkt në xhep, sepse këtë ia mundëson kryemafiozi Albin Kurti. Ju shani! Fyeni! Kërcënoni! Mbroni këtë bandë kriminale”, ka thënë Kajtazi.