Lajme

Kajtazi: Radojçiqi i posedon pesë biseda të incizuara me Mimoza Kusarin

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:35 / 4 June 2024

Opinionisti Vehbi Kajtazi, thotë se ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiçiqi, i posedon pesë biseda telefonike të inciziuara, ku flet me shefen e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari Lilën.

“Ka qenë e ditur që ka incizime, sepse po mos të ishin të sigurt serbët nuk i kishin hy kësaj loje, vetë shkuarja e deputetit Slavko Simiq në takim, me zonjën Kusari, me qëllim të incizimit ka treguar që ata e kanë një plan të qartë dhe konkret, se si ta kompromitojnë zonjën Kusari dhe rrjedhimisht Qeverinë dhe kryeministrin Albin Kurti”, tha ai.

“Dalja e këtij inserti të një bisede, sepse ne po flasim për pesë biseda telefonike të cilat të gjitha janë të inicizuara, dhe të gjitha i posedon Milan Radojiçiqi”, shtoi Kajtazi në Rubikon.