Lajme

Kapiti: Jo pazare mbi sovranitetin e Kosovës as sipas interesave momentale të politikës e të pushtetit në Tiranë, dhe as sipas tradhtisë dhe interesave të korrupsionit të politikanëve të Kosovës.

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:53 / 15 February 2024

Kosova  si shtet i pavarur ka të drejtë absolute që në mënyrë të lirë e të pavarur dhe sipas Ligjit e Kushtetutës që të vendosë vetë  pa iu nënshtruar asnjë lloj pushteti të korruptuar  dhe asnjë lloj vullneti dhe imponimi të huaj; ka të drejtë të pavarur për të marrë vendime   për mbrojtjen, forcimin dhe  konsolidimin e pavarësisë,sigurisë dhe ushtrimin e sovranitetit mbi territorin.

Askujt nuk i lejohet që për interesa politike e personale që të devijojë nga parimet e  sovranitetit.

Për sovranitetin e Kosovës vendos vetë populli shqiptar i Kosovës, dhe nuk pranojnë shqiptarët sovranitet të imponuar dhe as sovranitet eksperimental  për të plotësuar kushtet serbe, nuk do të pranojmë as sovranitet ashtu sikurse u intereson interesave të ndërkombëtarëve.

Edhe miqtë dhe aleatët e vertete te shqiptarëve duhet ta mbështesin sovranitetin e Kosovës, ashtu si duan shqiptarët dhe ashtu sic e kanë dhe e mbrojnë ata  sovranitetin shtetëror në shtetet e tyre.

Jo pazare mbi sovranitetin e Kosovës as sipas interesave momentale të politikëse e  të pushtetit në Tiranë, dhe as sipas tradhtisë dhe interesave të  korrupsionit të politikanëve të Kosovës.