Ballina

Kastrati: A e veshi bluzën ushtarake ajo…”Dueti Kurti Osmani”na kanë futur në teorinë e lojërave të Serbisë…

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:14 / 29 December 2022

Tash edhe përkrahësit më naiv të Kurtit e vërejnë që në Veri nuk ka më targa RKS, nuk ka gjyqe të Kosovës, nuk ka zgjedhje me Kushtetutë të Kosovës”, ka shkruar Kastrati

A ju kujtohet kur thoshin ne nuk shantazhohemi as nuk pranojmë presione nga ndërkombëtaret si qeveritarët e kaluar.

Asnjë kryeministër i mëparshëm nuk i ka pranu këto kushte nga kriminelët e barikadave. Atyre ju kanë kërku Asociacionin e Kurtit e Osmanit ju kërkohet edhe asociacioni edhe mosarrestimi i kriminelëve me maska.
Kush po del këtu më i shantazhuar?

Siç e kam thënë më herêt si pasojë e veprimeve amatoreske të duetit Kurti-Osmani ne jemi futur në teorinë e lojërave të Serbisë sepse nuk flasim më për njohje por për kushtëzimet që i imponon Vuçiçi brenda territorit tonë, si puna me Panticin, barrikadat, etj.

Rrjedhimisht, halli më i madh i duetit Kurti-Osmani tash êshtë se rrenave, mashtrimeve, populizmave e propagandës së tyre po u del boja.

Veriun e dorëzuan, diasporës ja vështirësuan udhëtimin nëpër Serbi, importet nga Serbia kanë shënuar rekord 1.1 milion euro në ditë, qytetari sofrën thatë për Vitin e Ri pêr shkak të çmimeve të larta, ama Vjosa ua kthen dinjitetin si ta vesh uniformën! HA-HA-HA