Lajme

Kastrati i PDK-së: Kjo Qeveri nuk mund të ndërtojë një “kotec pule” e lëre më 160 çerdhe

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:03 / 15 September 2024

Anëtari i Komisionit Parlamentar për Arsim, nga radhët e PDK-së, Ardian Kastrati ka folur lidhur me premtimin e VV-së për ndërtimin e disa çerdheve.

Kastrati tha se ‘ata që ja kanë shkruar programin për arsim si çifti i Nagavcit janë mediokër’.

Sipas tij, pushteti aktual nuk janë të aftë për qeverisje.

“Mos realizimi i premtimit nuk është befasi pasi këta nuk kanë as edhe një ekspert të arsimit ndërsa ata që ja kanë shkruar programin për arsim si çifti i Nagavcit janë mediokër. Këta janë totalisht të paaftë në qeverisje  e menaxhim’, theksoi Kastrati.

Deputeti Kastrati thotë se Qeveria Kurti nuk mund të ndërtojnë një kotec pule lëre më çerdhe.

“Një pjesë e madhe e tyre punën e parë e kanë deputet e ministër dhe s’kanë menaxhuar kurrë projekte. Kurti punën e parë me pagë e ka pasur pozitën e deputetit, pra si të tillë këta nuk mund të ndërtojnë një kotec pule se lëre më ndonjë çerdhe”, tha ai.