Ballina

Kastrati – Kurtit: Po bënë tradhti kombëtare

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:49 / 29 January 2023

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ardian Kastrati, ka thënë se tensionimi i marrëdhënieve nga Kurti me SHBA-të është baraz me tradhti kombëtare.

Përmes një positmi në Facebook, ai ka kritikuar për “qasjen e Qeverisë” në raport me SHBA-të.

“Pavarësisht që kishim të drejtë për targat, sovranitetin,etj miqtë tanë si SHBA na këshillonin ti shtyjmë për një kohë më të përshtatshme ato vendime sepse serbët provokonin konflikt në emër të targave dhe konflikti i ri i konvenonte vetëm Rusisë e Serbisë”, ka shkruar ai ndër tjerash deputeti opozitar.

Një pjesë e madhe e opozitës vazhdimisht e ka etiketuar Kurtin si ”anti-amerikan“, duke thënë se ai i rrezikon seriozisht raportet me SHBA-të.

Tani Kurtit nga perëndimi po i kërkohet themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.