Lajme

Katër muaj që nga nisja e Big Brother – shpërthejnë fishekzjarrët në shtëpinë e famshme

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:30 / 14 May 2024

Kanë kaluar katër muaj që nga nisja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Albania.

Ky edicioni nisi gjegjësisht më 13 janar të vitit 2024, i cili njëherësh pritet të përfundojë më 25 maj.

Banorët kanë festuar për këtë ditë, teksa në shtëpi pas mesnate janë ndezur edhe fishekzjarre.

 

Ata dëgjohen duke thënë: “Faleminderit, faleminderit”.

Deri më tani është zbuluar vetëm një finalist dhe ai është Romeo Veshaj.

Të martën pritet të zbulohet edhe finalisti i dytë që është mes Meriton Mjekiqit e Jul Dedës.

Banorët e fundit që u larguan nga shtëpia vlen të ceket se janë: Roza Lati dhe Erjola Doçi.