Ballina

KB Istogu reagon ashpër: Nuk po mund të luajmë, po pikon çatia në palestër, ju që keqpërdorët me vite u mallkoftë zoti…

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:58 / 23 January 2023

Ndeshja e paraparë të zhvillohet nesër në mes të KB Istogut e KB Dritës është shtyrë për një datë tjetër për shkak të shiut që pikon në palestrën e qytetit të Istogut

Palestra që zgjati 16 vjet të ndërtohet, tani nuk krijon kushte për zhvillimin e ndeshjeve.

Djemtë e Istogut në krye me trajnerin Fikret Shatri të cilët janë shumë afër Superligës nuk po mund të zhvillojnë ndeshjen me Dritën

Ky është postimi i tyre në rrjetin social facebook

Informatë:
Te nderuar qytetar te Komunes se Istogut, ndeshja e parapare te luhet neser me daten 24 janar 2023 nga ora 19:00, kunder KB Drita shtyhet per nje afat tjeter. Arsyeja e kesaj eshte se ne salle pikon çatia. Ne çdo dite perballemi me shiun ne salle, si rezultat i punes se keqe dhe keperdorimeve ndrvite te shume institucion dhe shume individeve.
Vuajtem ne te kaluaren, po vuajme edhe sot fatkeqesishte. Pavaresisht situates kaotike qe mbreteron ne sallen tone, ne nuk do ndalemi. Per fund edhe nje gje: gjithe ata persona qe kane keqperdore vetem edhe nje cent te kesaj palestre, e mallkofte zoti me ferr!