Lajme

Kearns akuza Serbisë: Tani edhe po e strehon njeriun fajtor për vra.sjen e policit, Afrim Bunjaku

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
9:32 / 19 December 2023

Deputetja më e zëshme britanike, në çështjen e Kosovës, Alicia Kearns, ka reaguar mbi zhvillimet politike në kuadër të zgjedhjeve në Serbi për të cilat OSBE raportoi se pati keqpërdorime.

E derisa edhe Gjermania zyrtare e quajti të papranueshme këtë lloj politike të Vuçiqit, Kearns, thotë se është vet Serbia ajo që tani po strehon fajtorin e vrasjes së zyrtarit policor kosovar në sulmin serb terrorist në Banjskë.

”Disa do të thoshin gjithashtu se është e papranueshme që Serbia ndihmoi dhe nxiti një sulm terrorist në një vend fqinj”.

Sigurisht që tani po strehon njeriun fajtor për vrasjen e një oficeri policie, dy fëmijët e të cilit kanë humbur babanë e tyre”.