Lajme

Kearns: Në kohë të paqëndrueshmërisë, është gabim të humbësh një lidere të kalibrit të Osmanit

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:36 / 4 April 2026

Ajo e vlerëson kohë të gabuar humbjen e një lidereje të kalibrit të Osmanit.

Sot, Vjosa Osmani përfundoi mandatin e saj pesëvjeçar si presidente e Kosovës.

Lidhur me këtë, ka reaguar deputetja britanike Alicia Kearns, e cila ka lavdëruar punën dhe kontributin e Osmanit gjatë mandatit të saj.

“Presidentja Vjosa Osmani i dha Kosovës një zë të respektuar dhe e ngriti pozitën e saj në arenën ndërkombëtare. Mbi të gjitha, ajo mbrojti kauzën e vendit të saj me aftësi të jashtëzakonshme dhe me një dashuri të madhe për njerëzit që i shërbeu. Zemra e saj reflektohej në gjithçka që bënte. Në një moment të paqëndrueshmërisë së theksuar në Ballkanin Perëndimor, kjo është pikërisht koha e gabuar për të humbur një lidere të kalibrit të saj. Kosova ka nevojë për vendosmërinë dhe aftësinë për të ndërtuar ura që ajo demonstroi. I uroj Presidentes Osmani çdo sukses në të ardhmen”, ka shkruar Kearns.