Lajme

“KEK-u ka shënuar fitim rekord viteve të fundit” – Kurti: 745 punëtorë të rinj janë bashkuar në këtë korporatë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
9:48 / 6 January 2025

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se 745 punëtorë të rinj janë bashkuar me Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) gjatë dy vjetëve të fundit. Sipas tij, 220 prej tyre nënshkruan kontratat e punës sot.

Ai gjithashtu theksoi suksesin e KEK-ut, i cili ka shënuar fitim rekord prej 105.7 milionë euro dhe ka mbetur një shtyllë e sigurisë energjetike të Kosovës.

Kurti shtoi se ky është një hap i rëndësishëm drejt tranzicionit të drejtë të energjisë dhe rritjes së kapaciteteve prodhuese, duke e forcuar më tej zhvillimin e shtetit dhe shërbimin ndaj qytetarëve.