Drejtuesi politik i PD për Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi, ka reaguar pas skandalit që ka ndodhur me votat e diasporës shqiptare në Greqi, ku sipas tij, Rama ka kaluar çdo imagjinatë dhe pritshmëri.
Këlliçi shtoi se me këtë veprim Edi Rama ja ka kaluar edhe udhëheqësve më totalitar në botë, siç janë Lukashenko i Bjellorusisë dhe Kim Jong Un i Koresë së Veriut.
“ÇMENDURI E PAPARË DER SOT! Masakra e votave të diasporës shkëlqen në qarkun Tiranë, aty ku janë numëruar 1033 vota më shumë se zarfa! Kjo vjedhje kaq flagrante skuq nga turpi edhe Kim Jong Un-in apo Lukashenkon! Edi Rama me vjedhjen e votës së diasporës ka tejkaluar çdo imagjinatë dhe pritshmëri! Kjo maskaradë dhe farsë nuk mbaron sot! Do çmontojmë me fakte e prova çdo vjedhje të kryer nga makineria e pushtetit!” shkroi Këlliçi në një postim në Facebook.