Ballina

Kelmendi: Ata i kanë motrat e vëllezërit për të imponuar, ne i kemi mikrofonët për të informuar

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:44 / 23 June 2023

Ish-drejtori i Klan Kosova, Adriatik Kelmendi ka reaguar pasi ARBK-ja vendosi për ta suspenduar sërish certifikatën e biznesit të këtij mediumi.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Kelmendi ka përsëritur se “nuk do t’ia dalin”.

“Ata e kanë fuqinë e pushtetit, Ne e kemi pushtetin e fjalës! Ata i kanë motrat e vëllezërit për të imponuar, Ne i kemi mikrofonët për të informuar!” – ka shkruar ai.

Në fund, ai ka thënë si vijon: “Nuk do t’i lëmë, Nuk do t’ia dalin.”