Sipas profesorit dhe juristit Muhamet Kelmendi, besimi fetar është çështje individuale dhe parimisht produkt i njeriut.
“Në një kohë të caktuar, kur njeriu nuk dinte te shpjegonte fenomenet ne natyre, lindi një fuqi e pakapshme mbi natyrore, si krijues i fenomeneve, përkatësisht si fuqi nga vinin fenomenet në natyrë. Me këtë shpjegoheshin ato dukuri. Gradualisht u kalua nga besimi në shumë zotena te besimi në një fuqi mbi natyrore, në një zot.. Me këtë u krijuan edhe besimet fetare. Si e tillë është besimi fetar çështje individuale dhe vullnetare. Këtej, nuk kam koment për largimet e bëra nga feja në takimin e mbajtur në Deçan. Duhet shikuar se nga ka rrjedhur kjo iniciative. Është e shqiptarëve apo e ndokujt tjetër për të futur përçarje në kombin tonë. E thëna e shprehur në takim: “Mos shikoni kisha dhe xhamia, se feja e shqiptarit është shqiptaria” është me vend Këtu nuk ka paqartësi. Nuk kam të dhëna të tjera”, ka thënë ai.
Kelmendi ka potencuar se nëse pretendohet që të bëhet një lufte kundër fesë myslimane në llogari të asaj katolike apo anasjelltas, atëherë duhet kundërshtuar.
“Çdo herë ka raste ku ka pakënaqësi. Por, ato nuk duhet të futin në dualizem dhe në konflikte kombin apo fetë në mes veti. Shqiptarët e kanë një të kaluar tolerante midis besimeve fetare. Këtë tolerance duhet përshëndetur dhe përkrahur. Mirëpo, kjo nuk do të thotë se nuk duhet te luftohen idetë rakcionare dhe fanatike të çdo besimi. Në këtë vijë po. Në të kundërtën, besimi është vullnetar dhe çdo kush ka të drejt të merre këtë a atë besim. Feja është e lirë.