Lajme

Kelmendi për 36 mijë kg të mishit të skaduar: Vlera e tij ishte së paku 200 mijë euro

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:56 / 17 March 2022

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelemendi ka sqaruar se 36 mijë kilogramët e mishit të skaduar të cilin poIicia e Kosovës dhe AUV e sekuestruan të martën e kësaj jave, kap vlerën e 200 mijë eurove, raporton Kanal10.

Klemendi në Prime Time në Kanal10 ka thënë se mishi me afat të skaduar nuk është mish i prishur, por që sipas tij ai as nuk është i përdorur as për ushqim.

“Mishi me afat të skaduar nuk është mish i prishur, është me afat të skaduar e nuk është as për uqshim. Kolegët e kanë deklaruar që mishi nuk është për shitje”.

Vet policia dhe AUV-i janë pjesë pozitive e shtetit që I ndihmonë pronarët që t’i saksionoj të gjithë ata që abuzojnë me Ligjin.

Mishi është ndarë se ishte me afat të skaduar. Produktet që kanë ndjeshmëri, duhet të vijnë zyrtarët e AUV të jenë prezent në procesin e shkatërrimit të atij produkti.

“Minumimi I vlerës së 36 mijë mishit është minimumi 200 mijë euro. Është vlerë e produkteve industriale këto edhe zakonisht çmimi është më i lartë”, tha Kelmendi.

Policia e Kosovës në bashkëpunim me AUV të martën e kësaj jave kanë konfiskuar mbi 36 mijë kilogramë mish me afat të skaduar në një biznes në Zahaq të Pejës ku dyshohej se po përpunoheshin produkte të mishit me afat të skaduar.

Ky mish i skaduar u gjet në ETC të Pejës.